NGA INFORMATORI

Gjoba për zyrtarë të Rahovecit e Trepçës
12 April, 2017 @16:01
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) në Informatorin e fundit të lëshuar për xhiron XXV të Superligës, ka regjistruar ndeshjet me rezultatet e arritura, si dhe ka shpërndarë dënimet sipas propozicioneve.
Kështu, gjobat e vetme për këtë javë vijnë nga ndeshja interesante ndërmjet Rahovecit dhe Trepçës, ndeshje kjo që gjeti fituesin pas vazhdimeve.
Sipas Informatorit Nr. 25 të dënuar janë:
Florim Haxhiimeri (KB Rahoveci) - për lëshim të bankës, ndëshkohet përfaqësuesi zyrtar me 300 euro.
R. F. Blanchard (KB Rahoveci) - gabim i përsëritur teknik, ndëshkohet me 100 euro.
Besim Braha (KB Trepça) - për lëshim të bankës, ndëshkohet udhëheqësi teknik, Besim Braha me 300 euro dhe ndalesë paraqitjeje në ndeshjen e radhës.
Burim Zekiqi (KB Trepça) - gabim teknik, ndëshkohet me 50 euro.