LINDJE

Bostoni lider, përcaktohen duelet e play-offit
13 April, 2017 @10:30
Me takimet e luajtura mbrëmë është mbyllur sezoni i rregullt i NBA-së dhe kështu janë përcaktuar edhe 8 skuadrat që kanë arritur të kualifikohen për fazën play-off.
Duke i befasuar të gjithë, Boston Celtics në krye me Isaiah Thomas ka arritur ta mbyll si lider sezonin e rregullt, përkundër faktit që favorit absolut për vendin e parë ishte Clevelandi, kampioni në fuqi i NBA-së. Kjo është hera e parë që Celtics përfundon në krye të konferencës që nga sezoni 2007/2008.
Me 6 skuadrat që pothuajse ishin të ditura, luftë e madhe u zhvillua deri në çastet e fundit për pozitat 7 e 8. Indiana, Miami e Chicago luftuan deri në fund, mirëpo kalendari më i lehtë i ndeshjeve të fundit bëri që kualifikimin ta arrinin Indiana e Chicago, ndërsa Miami mbeti jashtë 8-shes.
Edhe pse nuk e arritën fazën play-off, për t’u përmendur është sezoni fantastik i Miami Heat. Miami në mes të sezonit kishte bilanc 11-30, ndërsa më pas erdhi kthesa fantastike dhe sezoni u mbyll me bilanc 41-41, duke bërë kështu që Erik Spoelstra të jetë në listën për trajnerin më të mirë të vitit, aty ku rivalizohet nga Brad Stevens i Celtics, i cili gjithashtu pati një sezon fantastik.
Më poshtë, janë paraqitur duelet e fazës së parë të Konferencës Lindore si dhe orari i ndeshjeve (sipas kohës lokale në SHBA).