YLLI - RAHOVECI

Ylli merr kryesimin, Rahoveci shumë pranë rënies
12 February, 2023 @20:50
Humbjen e pësuar nga Prishtina sonte në Pejë, Ylli e ka shfrytëzuar plotësisht, duke e mposhtur Rahovecin në shtëpi dhe duke e marrë kështu kryesimin e Superligës.
Ylli sonte ndeshjen ndaj Rahovecit e mbylli me fitore 72-66.
Rahoveci ishte më i mirë se Ylli në pjesën e parë dhe në pushim shkoi me epërsi 3-pikëshe, mirëpo suharekasit “u zgjuan nga gjumi” që nga çereku i tretë dhe morën kontrollin e lojës në dorë.
27-11 për Yllin përfundoi çereku i tretë dhe më nuk kishte histori. Kampioni në fuqi e mbajti epërsinë deri në fund dhe e mbylli ndeshjen me fitore, që është e 17-ta sezonale për të. Asnjë skuadër nuk ka më tepër fitore të shënuara në ligë këtë sezon.
Gëzim Morina me 19 pikë ishte më i miri te Ylli sonte, ndërkohë që pikë dyshifrore patën edhe Armstead (15), Sirko (15) e Davis (15).
Te Rahoveci, tre lojtarë të ndryshën patën nga 13 pikë: Karanezi, Pagenkopf dhe Blackston, duke qenë më të mirët te skuadra e tyre.
Kështu, Ylli merr kreun e Superligës, ndërkohë që Rahoveci është tejet pranë që ta sigurojë edhe matematikisht rënien në Ligën e Parë për sezonin tjetër.