MBYLLET PJESA E PARË

Ylli në epërsi pas pjesës së parë
19 April, 2023 @21:20
Ka përfunduar pjesa e parë në Karagaç, ndërsa pas çerekut të parë që i takoi plotësisht Yllit me 14-25, në çerek të dytë Peja ka dominuar për të minimizuar epërsinë me 28-18, ashtu që të mbyllet pjesa e parë me 42-43 në të mirë të kampionit aktual.
Te skuadrat përkatëse koshashënuesit më të mirë pas 20-minutave lojë janë: Larry Thomas me 9 pikë te Peja, Bashir Ahmed me 8 pikë te Ylli.
Raporti i plotë pas përfundimit të ndeshjes.