ÇEREKU I PARË: PEJA-BASHKIMI
10 minutëshi i parë i derbit, baraz
22 October, 2020 @19:43
Ka përfunduar çereku i parë i ndeshjes së fundit çerekfinale të Superkupës së Kosovës mes Pejës dhe Bashkimit.
Pas 10 minutave lojë në palestrën pa shikues për shkak të pandemisë skuadrat janë ndarë baraz, 21-21.
Te Peja me 6 pikë po dallohet Robert Cartwright, që ka regjistruar edhe 2 asistime, kurse te Bashkimi më i miri për momentin është Nikola Vukcevic me 10 pikë të shënuara, prej të cilave dy treshe.