SUPERLIGA

3 bileta për Play-Off janë siguruar, 3 kanë mbetur
17 March, 2021 @20:24
Superliga sivjet po e përjeton një rivalitet të fortë në mes të ekipeve.
Kanë mbetur edhe 4 xhiro për t’u përfunduar pjesa e rregullt e stinorit 2020/21 në Superligë.
Deri më tani Play Offin për stinorin 2020/21 kanë sigurur matematikisht skuadrat: Ponte Prizreni, Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci.
Peja, Bashkimi, Prishtina, Trepça dhe Vëllaznimi, do të luftojnë për 3 biletat e fundit për Play Off në ndeshjet e mbetura.