Fantasy TopSporti
Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAHOVECI - PRISHTINA

Lojë nervash në Prishtinë, Rahoveci siguron fitoren

Lojë nervash në Prishtinë, Rahoveci siguron fitoren


17 March, 2021 @19:37

Rahoveci ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet në përballje me Sigal Prishtinën.

Vreshtarët i mposhtën kryeqytetasit me rezultat 77-81, për fitoren e 15-të të stinorit në Superligë.

Në pjesën e parë të ndeshjes Prishtina kishte epërsi të konsideruar, ndërsa mysafirët në pjesën e dytë u treguan më të mirë duke marrë lojën nën kontroll.

Tri minuta para fundit të ndeshjes Prishtina kishte rezultatin në favor të saj, 73-70, ndërsa më pas një serie e shpejt e Rahovecit prej 7-0 brenda vetëm një minuti, i futi vreshtarët në pozitën më të përshtatshme për fitore.

Deri në fund të ndeshjes vendasit tentuan të rimarrin epërsinë, por faulat taktikë të deleguar nga trajneri Fotis Takianos, dhanë rezultatin e dëshiruar për t’i ndalur prishtinasit.

Darrell Davis ishte fantastik, duke luajtur me 31 pikë e 11 kërcime, derisa kontribut shumë të rëndësishëm dha edhe qendra Ed Daniel që shënoi 24 pikë.

Në anën tjetër, dyshja Nigel Johnson dhe Tevin Mack shënuan mbi 20 pikë secili, përkatësisht 22 dhe 20.

TABELA AKTUALE

Me këtë fitore Rahoveci tashmë edhe matematikisht e siguron Play Offin, ndërsa në tabelë i afrohet kreut me bilanc aktual prej 15 fitoreve dhe 9 humbjeve, ndërsa Prishtina tani ka 9 fitore dhe 15 humbje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga