KASTRIOTI (F) - BASHKIMI (F)

TOPSPORTI / Arian Paçarizi
8ashkimi vër8 në formë
2 December, 2019 @13:28
Vashat e Bashkimit, formën e mirë të tyre e vazhduan edhe në ndeshjen e tetë të stinorit kundër Kastriotit.
Bashkimi e mposhti kundërshtarin me rezultat të thellë 39-105.
Nga minuta e parë e ndeshjes, epërsia ishte gjithmonë te skuadra prizrenase.
Aisha Balarabe ishte koshashënuesja më e mirë me 19 pikë,derisa me double-double luajtën Saranda Daci me 17 pikë e 11 kërcime, Jeta Zeka me 17 pikë e 16 kërcime, Sara Vraniqi me 14 pikë e 11 kërcime, kurse Khadija Brown Haywood, luajti me shifrat magjike triple-double prej 14 pikëve, 12 asistime e 11 kërcimeve.
Te Kastrioti më e dalluara ishte Agnesa Rrahmani me 26 pikë.
Bashkimi u bë skuadra e dytë pas Prishtinës në Ligën e Femrave, që e kaloi cakun e 100 pikëve në ndeshje.
Skuadra prizrenase është e vetmja pa humbje në 8 ndeshjet e zhvilluara, derisa Kastrioti ka bilanc prej 2 fitoreve e 6 humbjeve.
Në xhiron tjetër Bashkimi takohet me Vëllaznimin, kurse Kastrioti me Trepçën.
PENZA (F) - VËLLAZNIMI (F)

1 December, 2019 @19:29
Vashat e Penzës, duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 77-62, e përforcuan pozitën e tretë në Ligën e Femrave. …
PRISHTINA (F) - TREPÇA (F)
TOPSPORTI / Arian Paçarizi
30 November, 2019 @20:34
Vashat e Prishtinës, duke i mposhtur ato të Trepçës me rezultat 84-37, u vendosën në krye të tabelës së…
TEAM OF THE WEEK

25 November, 2019 @12:17
Pas ndeshjeve të përfunduara të xhiros së shtatë në Ligën e Femrave në basketboll, TopSporti.com ka përzgjedhur pesëshen e javës…
VËLLAZNIMI (F) - KASTRIOTI (F)

TOPSPORTI / Arian Paçarizi
24 November, 2019 @19:39
Vashat e Kastriotit e mposhtën Vëllaznimin me rezultat 45-62. Skuadra e trajneres Kimete Haliti, dominoi gjatë gjithë ndeshjes, ku…
BASHKIMI F 74-70 PRISHTINA F
23 November, 2019 @21:20
Deri në fund nuk dihej. Derbi shkoi tamam si derbi, ndërsa krejt në fund, vajzat e Bashkimit u treguan më…