Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DERBI I MADH NË FUNDJAVË!

A do të arrijë Peja t’ia ndalë serinë e fitoreve Trepçës?!

Foto: KBPeja/ fb

A do të arrijë Peja t’ia ndalë serinë e fitoreve Trepçës?!


10 January, 2024 @11:26

Fundjavën që vjen në “Karagaç” të Pejës është paraparë të luhet derbi i kryesuesve të Superligës dhe finalistëve të stinorit të kaluar. Peja pret Trepçën, ku këta të fundit janë liderë të Superligës. Peja po ndjek Trepçën në renditje.

Trepça ka serinë më të mirë të këtij stinori nga të gjitha ekipet, duke arritur nëntë fitore në nëntë ndeshjet e fundit. Mitrovicasit e drejtuar nga Adis Beciragic udhëheqin ligën me bilanc 14-2, ndërsa Peja e drejtuar nga Rami Hadar, që njëkohësisht është edhe selektor i Kosovës ka bilanc 12-4.

TABELA AKTUALE E SUPERLIGËS

Të dyja skuadrat kanë bërë përforcimet e nevojshme në afatin kalimtar dimëror, ndërsa kanë nisur vitin 2024 me fitore, ku Trepça fitoi derbin ndaj Prishtinës 88-85 ndërsa Peja Prizrenin si mysafir 93-111.

Orari i duelit është caktuar 13 janar, 19:00, ndërsa fundjava pritet të sjellë emocione të mëdha basketbollistike në “Karagaç”.

DUELET E DERITASHME NË SUPERLIGË 2023/24:

Ky do të jetë dueli i tretë këtë stinor mes dy skuadrave, ndërsa deri tash mes vete ekipet në fjalë kanë këtë bilanc:

Xhiro III: Peja 92-80 Trepça
Xhiro X: Trepça 91-71 Peja
Xhiro XVII: Peja - Trepça (këtë fundjavë)

BILANCI AKTUAL NË SUPERLIGË 2023/24:

DUELET DIREKTE: Peja 1-1 Trepça;
KOSHDALLIMI DIREKT: Peja 163-171 Trepça.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga