Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TRAJNERI I TRETË, NË ARDHJE!

Josip Plantak dhe Vëllaznimi, ndërprejnë bashkëpunimin

Foto: KBVëllaznimi/ fb

Josip Plantak dhe Vëllaznimi, ndërprejnë bashkëpunimin


9 January, 2024 @20:17

Seria e humbjeve, pas serisë së fitoreve, ka bërë që Vëllaznimi të ndajë rrugët me trajnerin kroat Josip Plantak! Në gjashtë ndeshjet e fundit Vëllaznimi arriti të fitojë vetëm ndaj Istogut, ndërsa humbja ndaj Bashkimit ishte ndeshja e fundit për Plantakun në krye të ekipit gjakovar.

“Faleminderit Josip Plantak!
KB Vëllaznimi njofton se Josip Plantak nuk do të jetë më trajner i skuadrës tonë dhe marrëveshja është shkëputur me pajtueshmëri të dyanshme.
Klubi mbetet i përkushtuar që skuadra të jetë konkurruese si në Superligën e Kosovës, ashtu edhe në garat tjera. Shumë shpejt pritet të fillojë punën trajneri i ri!”
— ka bërë të ditur KB Vëllaznimi në njoftim.

Kështu, Vëllaznimi pritet të emërojë trajnerin e tretë këtë stinor në Superligë. E nisi stinorin me lituanezin Audrius Prakuraitis, ndërsa e vazhdoi me Josip Plantakun. Tash, mbetet të shihet se kush do të merr timonin e skuadrës gjakovare për pjesën e mbetur të stinorit.

Ekipi gjakovar që kishte nisur stinorin me bilanc 0-4 [periudha Prakuraitis], u këndell me 6-0 [starti i Plantakut], ndërsa pas kësaj pasoi seria 1-5 [fundi i Plantakut], që bëri të largohet kroati nga detyra.

Aktualisht, Vëllaznimi është i pesti në renditje tabelare të Superligës, ndërsa ka bilanc 7-9. Në xhiron e radhës, Vëllaznimi do të luaj ndaj Prizrenit në “Shani Nushi”.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga