Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

BASHKIMI - VËLLAZNIMI

Fitore ndaj Vëllaznimit, e para pas 5 humbjeve për Bashkimin

TOPSPORTI / A.P

Fitore ndaj Vëllaznimit, e para pas 5 humbjeve për Bashkimin


6 January, 2024 @20:55

Pas 5 humbjeve me radhë në ligë, Bashkimi fitoreve në ligë i është rikthyer në ndeshjen ndaj Vëllaznimit në shtëpi.

Njëkohësisht, kjo ishte fitorja e parë e prizrenasve nën drejtimin e trajnerit Aleksandar Joncevski.

Takimin e sontëm ndaj gjakovarëve prizrenasit e fituan me rezultat 78-64.

TABELA AKTUALE

Ndonëse gjakovarët e filluan mjaft mirë ndeshjen dhe e fituan çerekun e parë 13-20, pjesa e parë e ndeshjes u mbyll 39-35 për Bashkimin, e prizrenasit ishin më të mirë edhe në pjesën e dytë dhe kështu arritën të shënojnë fitore.

Erik Copes me 23 pikë ishte më i miri te Bashkimi sonte, e te Vëllaznimi u veçua Samuel Sessoms me 18 pikë.

Daniel Lekndreaj, përforcimi i fundit i gjakovarëve, ishte pjesë e skuadrës sonte, por nuk luajti për asnjë minutë.

Xhiron që vjen, Vëllaznimi e pret Prizrenin, kurse Bashkimi i shkon Istogut.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga