Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SHTESË E RE NËN KOSH!

Deande Davis - zyrtarizohet te Peja

Deande Davis - zyrtarizohet te Peja


1 January, 2024 @11:24

Basketbollisti amerikan, Deandre Davis është zyrtarizuar si lojtar i ri i kampiones së Kosovës, KB Peja. Verdhezinjtë kanë bërë të ditur se lojtari vjen me përvojë të madhe evropiane në ekip, ndërsa ka bërë karrierë në ekipe të ndryshme të kontinentit të vjetër, si nga Sllovakia, Suedia, Polonia e së fundi edhe Belgjika.

Deandre Davis @ Peja

Në stinorin e kaluar në BNXT ligën e shteteve të Beneluksit, duke luajtur për Mechelenin Davis që luan në pozitë të qendrës me 201 centimetrat e tij dhe këtë vit i mbush të 30-tat, ka luajtur me mesatare prej 10.1 pikësh për ndeshje, 0.5 asistime dhe 4.9 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga