Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

SUHAREKASIT TRIUMFOJNË

Ylli i kthehet fitores, duke ia shkaktuar humbjen e pestë me radhë Bashkimit

Ylli i kthehet fitores, duke ia shkaktuar humbjen e pestë me radhë Bashkimit


28 December, 2023 @20:56

Nuk ka fitore për Bashkimin nën drejtimin e Aleksandar Jonchevskit, ndërsa ekipi prizrenas i parafundit në renditje tabelare të Superligës ka pësuar për të pestën herë me radhë në Superligë.

Ka qenë Ylli fitues i ndeshjes me 12 pikë dallim, 76-64 si favorit që ishte në këtë duel, ndërsa ekipi i Kostas Flevarakisit i është kthyer triumfit pas disfatës nga Trepça në xhiron e shkuar.

TABELA AKTUALE

Jan Palokaj e Valon Bunjaku me nga 12 pikë kanë qenë lojtarët më efikas të ekipit të Yllit sonte, ndërsa me 11 pikë është dalluar Chris Harris. Me nga 10 pikë të shënuara ndeshjen e kanë kryer Gëzim Morina e Dajuan Graf.

Me nga 15 pikë te Bashkim më efikasit kanë qenë Isaiah Umipig dhe Erik Copes, ndërsa Lejson Zeqiri në debutim ka dhënë 10 pikë, duke shutuar 2/5 për tri pikë. Në përgjithësi Bashkimi shutoi 5/20 për tri pikë sonte, pra 25% saktësi, derisa Ylli luajti me 37% saktësi për tre, duke shënuar 9/24.

Fitorja bën që Ylli të kryejë vitin 2023 me bilanc 9-6 në pozitë të katërt, ndërsa Bashkimi i parafundit me 4-11.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga