Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

S'NDALET TREPÇA

Trepça shënoi edhe fitoren e tetë me radhë

Trepça shënoi edhe fitoren e tetë me radhë


27 December, 2023 @22:58

Pa probleme, duke nisur furishëm ndeshjen që nga çereku i parë, Trepça ka shënuar fitoren e tetë me radhë në Superligë, duke mposhtur Istogun e fundit në renditje dhe atë me 41 pikë dallim!

Trepça fitoi duelin 65-106, ndërsa Darnell Edge dhe Jordy Tshimanga luajtën me double-double në këtë duel. Edge bëri 17 pikë e 14 asistime, ndërsa Tshimanga dha 22 pikë e bëri 13 kërcime në fitore.

TABELA AKTUALE

Te Istogu lojtari më efikas ishte Tyrese Prince me 21 pikë.

Fitorja, bën që Trepça lidere të ketë tash bilanc 13-2 ndërsa Istogu është 1-14!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga