MUNDËSI PO, SAKTËSI JO
Pa pikë kah fundi, Prishtina mposht Prizrenin
27 December, 2023 @23:05
7 pikë në 2 minutat e fundit nga të dyja ekipet, ndërsa mossaktësia “dënoi” Prizrenin, kurse Prishtina mori fitoren e pestë me radhë në Superligë duke fituar ndeshjen ngushtë 74-71.
Kur kishin mbetur edhe 2.31 minuta deri në fund të ndeshjes, Arti Hajdari me treshe i kishte dhënë epërsi Prizrenit 66-69. Henrik Sirko u kundërpërgjigj me dy treshe dhe Prishtina rimori epërsinë 72-69 kur kishin mbetur edhe 1.42 minuta deri në fund të ndeshjes!
Dy pikë andej dhe dy pikë këndej në sulmet e radhës çuan rezultatin në 74-71 46 sekonda para fundit, ndërsa krejt në fund Isaiah Kelly nuk dha asnjë nga gjuajtjet e lira, kurse topin e kapur në sulm, Hajdari nuk arriti ta konkretizojë për tre pikë dhe kështu bardhekaltërit vendas triumfuan.
Malcolm Armstead ka qenë më efikasi te Prishtina duke shënuar 21 pikë dhe 7 asistime, ndërsa me 16 pikë e 6 kërcime u dallua Fisnik Rugova. 12 të tjera dha Henrik Sirko, të gjitha treshe, ndërsa shutoi 4/9 për tri pikë.
Isaiah Kelly me 30 pikë e 16 kërcime dhe Arti Hajdari me 13 pikë e 5 kërcime nuk mjaftuan për të bërë befasinë në kryeqytet për prizrenasit.
Fitorja, bën që Prishtina tash të ketë bilanc 10-5, ndërsa Prizreni 5-10.