NDESHJET E FUNDIT TË VITIT
Dy duele sot, për të mbyllë vitin me basketboll
28 December, 2023 @9:20
Me ndeshjet Ylli-Bashkimi dhe Peja-Vëllaznimi në pasditen e sotme, marrin fund edhe ndeshjet e Superligës për këtë vit, ku Superliga hyn në pushim një-javor për Vit të Ri.
Duelet i takojnë xhiros XV të Superligës, ndërsa dje u luajtën dy ndeshjet e para të xhiros ku Trepça kaloi lehtë Istogun, ndërsa Prizreni nuk kishte fat ta befasojë Prishtinën në fund, që fitoi.
Të dyja ndeshjet pritet të sjellin lojë interesante, pasi që mysafirët kanë mundësi të befasojnë vendasit, ku këta të fundit llogariten favoritë.
Para ndeshjeve, Ylli ka bilanc 8-6 ndërsa Bashkimi 4-10 ndërsa Peja është me 10-4 e Vëllaznimi me 7-7. Të dyja takimet do të nisin prej orës 19:00 sonte, si ajo në “13 qershori” ashtu edhe kjo në “Karagaç”.