Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAMI HADAR, PAS NDESHJES

Hadar: Do të përmirësohemi edhe më shumë

Foto: FIBA

Hadar: Do të përmirësohemi edhe më shumë


29 December, 2023 @8:53

Trajneri i Pejës, Rami Hadar, në deklaratën e tij dhënë pas fitores ndaj Vëllaznimit ka thënë se është përgjithësit i kënaqur me ekipin duke llogaritur lëndimet dhe vajtje-ardhjet e lojtarëve gjatë stinorit.

Ai nuk ka folur individualisht për lojtarët e rinj të ardhur në ekip, por në përgjithësi ka thënë se do të mishërohen me ekipin dhe do të bëhet skuadra më e fortë.

“Deri në këtë pikë të sezonit mund të them që kemi bërë shumë mirë, duke llogaritur lëndimet dhe vajtje-ardhjet e lojtarëve. Jam i lumtur me rezultatin e sotëm,” ka thënë ai sa i përket fitores ndaj ekipit gjakovar.

Ndërsa sa i përket debutuesve, ai ka thënë se nuk flet për individë por për punën e tyre në ekip dhe e tëra që mund të thotë është se do të bëhen edhe shumë më të mirë se kjo që është parë sonte.

Kujtojmë, te Peja mbrëmë debutuan Sadio Doucoure, Musab Mala dhe Jetmir Zeqiri. Të tre këta erdhën te verdhezinjtë në afatin kalimtar të dimëror, që ishte në mesjavë.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga