Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRANT LOZOYA "IKËN"

Edhe një largim te Bashkimi!

Edhe një largim te Bashkimi!


1 January, 2024 @11:58

Bashkimi, që është i parafundit në renditjen tabelare të Superligës aktualisht pas ndarjes së rrugëve me qendrën Brad Waldow, ka ndarë rrugët edhe me organizatorin cilësor, Grant Lozoya.

Në natën festive duke pritur Vitin e Ri, adminët e Bashkimit kanë vendosur që t’i tregojnë publikut për ndarjen me lojtarin, ndërsa në ditët në vijim pritet që të largohet edhe një basketbollist tjetër nga ekipi.

“Klubi njofton se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur kontratën me lojtarin Grant Lozoya, të cilin e falenderojmë për kontributin
e dhënë dhe i dëshirojmë suksese ne karierë.”
- ka shkruar KB Bashkimi në njoftim.

Grant Lozoya @ KB Bashkimi

Lozoya 28 vjeç me 190 centimetrat e tij ka treguar lojëra të mira për ekipin portokallezi, përkundër se rezultatet nuk vinin, ndërsa me 30.5 minuta mesatarisht për ndeshje tregon se sa e kanë vlerësuar edhe trajnerët.

Lozoya te Bashkimi mbylli aventurën me 15.1 pikë për ndeshje, 4.5 asistime për ndeshje dhe 5.6 kërcime për ndeshje.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga