Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LARGIMI I PARË I AFATIT KALIMTAR DIMËROR

Bashkimi largon Brad Waldowin

Bashkimi largon Brad Waldowin


1 January, 2024 @11:17

U bë kampion në stinorin e kaluar me Pejën, ndërsa këtë stinor me të ardhur në “Sezai Surroi” nuk dha atë që u prit nga ai. Brad Waldow nuk është më lojtar i Bashkimit, ndërsa ekipi ka bërë të ditur se ka shkëputur kontratën me marrëveshje të dyanshme.

Me 15.7 minuta mesatare për ndeshje, Waldow te Bashkimi ka luajtur me 5.3 pikë për ndeshje, 1 asistim dhe 4.9 kërcime për ndeshje.

Brad Waldow

Bashkimi përndryshe këtë stinor nuk është në gjendje aspak të mirë sa i përket rezultateve deri tash. Ekipi është i parafundit në renditje tabelare, ndërsa ka shënuar vetëm katër fitore në 15 ndeshjet e para të stinorit.

E në anën tjetër Bashkimi nuk ka publikuar asnjë fotografi të ëaldoëit me fanella të Bashkimit në asnjërën nga rrjetet sociale të ekipit, për aq sa qëndroi qendra amerikane në ekip!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga