Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE NJË PËRFORCIM TE BASHKIMI!

Jalan McCloud te Bashkimi për të zëvendësuar Lozoyën e larguar

Jalan McCloud te Bashkimi për të zëvendësuar Lozoyën e larguar


4 January, 2024 @10:16

Basketbollisti amerikan Jalan McCloud është organizotor i ri i Bashkimit. Ekipi prizrenas mbrëmë njoftoi se ka arritur marrëvshje me basketbollistin në fjalë që së fundi ka qenë pjesë e ekipit Bucketneers.

“Kemi arritur marrëveshje me lojtarin amerikan të pozitës së organizatorit, Jalan Mccloud.
Mccloud ka një eksperiencë në disa liga si: Angli, Gjermani, Portugali dhe së fundi në Estoni.”
- ka shkruar KB Bashkimi në njoftim.

Jalan McCloud @ Bashkimi

McCloud do të jetë zëvendësues i Grant Lozoyës së larguar së fundi nga ekipi. Bashkimi në anën tjetër nuk është se ka kryer mirë pjesën e parë të stinorit duke arritur në total katër fitore karshi njëmbëdhjetë humbjeve.

Amerikani që pritet të debutojë shpejt te Bashkimi, është 29 vjeçar dhe ka 180 centimetra gjatësi. Në stinorin e kaluar ka luajtur te ekipi Tarfu, ku ka luajtur me mesatare 12.6 pikë për ndeshje, 3 asistime dhe 3.5 kërcime. Ai me të njëjtin ekip ka pasur gjashtë paraqitje në ENBL, ku ka luajtur me 13.2 pikë për ndeshje e 5 asistime për ndeshje.

Prizrenasit janë të parafundit në renditjen tabelare të Superligës, ndërsa pas ndërrimit të Edin Kërveshit me trajnerin Aleksandar Jonchevski, ky i fundi ende nuk ka shijuar fitoren me Bashkimin!


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga