NË PRIZREN
Bashkimi zyrtarizon ish-lojtarin e Trepçës
2 January, 2024 @22:33
Alo-qendra amerikane që njeh mirë Superligën e Kosovës, pasi që në stinorin e kaluar ka djersitur fanellën e Trepçës, Will Daniels është zyrtarizuar si lojtar i ri i Bashkimit të Prizrenit sonte.
Daniels 37 vjeçar me 202 centimetrat e tij ka përvojë të madhe në basketbollin evropian, ndërsa së fundi ka luajtur në Dorados në Meksikë ku ka pasur mesatare prej 4.8 pikë për ndeshje, 1.6 kërcime dhe 0.3 asistime.
Sa i përket lojërave të tij me Trepçën në stinorin e kaluar, Daniels ka luajtur me 13 pikë për ndeshje duke bërë 1.2 asistime për lojë dhe 6.6 kërcime.
Ky është transferi i parë i Bashkimit për këtë vit, pas largimit të Brad Waldow dhe Grant Lozoya - për të cilët u njoftua ditë më parë.