Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EDHE TREPÇA PËRFORCOHET!

Kevin Capers - “play” i ri i Trepçës

Kevin Capers - “play” i ri i Trepçës


1 January, 2024 @11:41

Basketbollisti amerikan Kevin Capers është lojtar i ri i Trepçës. Ekipi mitrovicas që ka mbyllë vitin 2023 si lider i Superligës në ditën e parafundit të vitit që e lamë pas bëri të ditur se ka arritur marrëveshje me organizatorin Kevin Capers.

Ky i fundit së fundi ka qenë pjesë e ekipit izraelit Maccabi Ramat Gan në stinorin e kaluar, ndërsa në 36 ndeshje të luajtur në ligën kombëtare të atjeshme ai ka pasur 32.6 minuta për ndeshje duke shënuar 19.7 pikë për lojë, 4.7 asistime dhe 4.6 kërcime.

Kevin Capers @ KB Trepça

Capers 188 centimetra i gjatë është 30 vjeçar, ndërsa pos ligës izraelite ka luajtur edhe në Hungari, Islandë e Rumani.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga