Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDARJA E RADHËS!

Urald King u përshëndet me Pejën

Urald King u përshëndet me Pejën


1 January, 2024 @11:36

Alo-qendra amerikane Urald King është përshëndetur me Pejën pas ndeshjes së fundit të luajtur në fund të vitit 2023 në “Karagaç” ku ekipi i tij mposhti Vëllaznimin.

King 198-centimetra i gjatë dhe 33 vjeçar i dha lamtumirën ekipit në përballje ndaj ekipit gjakovar, duke luajtur 31 minuta për të shënuar 15 pikë e 7 kërcime në fitore.

“Urald King zhvilloi ndeshjen e fundit si Basketbollist i KB Peja, ku kaloi disa muaj pozitiv në “Karagaçi”. E falenderojmë King për kontributin e dhënë dhe i urojmë shumë sukses në hapat e ardhshme në karrierë,” ka shkruar KB Peja në njoftim.

Në përgjithësi, në tetë ndeshjet e Superligës me Pejën King kishte mesatare prej 31.3 minutash për lojë, duke dhënë 13.4 pikë, 2.1 asistime dhe 8.1 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga