DEBUTON SI KOSHASHËNUES MË I MIRË I NDESHJES!
Doucoure debuton, Peja mbyll vitin me fitore ndaj Vëllaznimit
28 December, 2023 @20:44
Sadio Doucoure ka debutuar sonte në “Karagaç” ndërsa është bërë koshashënuesi më i mirë i ndeshjes në fitoren e ekipit të tij. Peja mposhti Vëllaznimin sonte me 18 pikë dallim, duke e fituar ndeshjen 79-61. Dallimi kryesor në duel, u bë në çerekun e dytë (24-14) dhe të tretë (23-16) derisa e para dhe e katërta kaluan ngushtë.
Doucoure kreu lojën me 19 pikë e 5 kërcime, ndërsa 15 pikë e 7 kërcime i bëri Urald King, e me për pak triple-double luajti Jay Jay Chandler që përfundoi ndeshjen me 13 pikë, 10 asistime e 9 kërcime.
Te Vëllaznimi, që pësoi për herë të tetë këtë stinor dhe për herë të dytë nga Peja, Myron Jones dha 13 pikë, Jordan Dallas 12 pikë + 11 kërcime, ndërsa me 11 pikë kreu ndeshjen Ardit Pepaj.
Fitorja, bën që Peja të mbyllë vitin 2023 në vend të dytë me bilanc 11-4, ndërsa Vëllaznimi pas përmirësimit të bilancit në pozitiv, është rikthyer në 7-8, ndërsa mbyll vitin në pozitë të pestë.