Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

JOSIP PLANTAK, PAS NDESHJES

Plantak: Ndeshje e luftuar, por sulmi s’ndezi!

Foto: KBVellaznimi/ fb

Plantak: Ndeshje e luftuar, por sulmi s’ndezi!


29 December, 2023 @8:52

Trajneri i Vëllaznimit, Josip Plantak, në deklaratën e tij dhënë pas ndeshjes ndaj Pejës mbrëmë në “Karagaç” ka thënë se ekipi i tij kryesisht nuk bëri sa duhet në fazën ofanzive.

“Ka qenë ndeshja më e keqe në fazën sulmuese. Por për mua mjafton që kemi luftuar shumë mirë, se sulmi ndonjëherë nuk shkon. Kemi pasur mundësinë, luajtëm shumë mirë në disa raste në mbrojtje. Në përgjithësi, deri tash sezoni ka shkuar mirë, kemi fituar tre ekipe të mëdha, të pushojmë këto ditë dhe të shohim…,” ka thënë ndër të tjera trajneri i ekipit gjakovar.

Vëllaznimi ka mbyllë vitin 2023 me bilanc 7-8 në pozitë të pestë të renditjes tabelare të Superligës. Gjakovarët pas një starti të dobët të stinorit me 0-4, kapën super-serinë prej 6-0 për tu ngritur si ekip dhe për të hyrë në lojë për top-4.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga