Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

TREPÇA - PRISHTINA

Luftë deri në fund, Trepça mposhtë Prishtinën në “Minatori”

Foto: KBTrepca/ fb

Luftë deri në fund, Trepça mposhtë Prishtinën në “Minatori”


6 January, 2024 @18:42

Në ndeshjen e parë të vitit 2024 në Superligë, Trepça arriti ta mposhtë Prishtinën në “Minatori”.

Ndeshja ishte mjaft e fortë dhe fituesi nuk u vendos deri në fund, e në fund triumfoi Trepça me rezultat 88-85.

Në pjesën e parë, vendasit ishin më të mirë, duke i fituar çerekët e parë 22-17 dhe 23-18.

TABELA AKTUALE

Pastaj, falë çerekut të tretë fantastik, të cilin e fitoi 18-30, Prishtina hyri në çerekun e fundit me epërsi 63-65, por mitrovicasit u rikthyen në çerekun e fundit dhe e mbyllën ndeshjen me fitore.

Katër lojtarë shënuan pikë dyshifrore te Trepça. Prej tyre më së shumti pati Jordy Tshimanga, gjithsej 20, krahas 15 kërcimeve.

Te kryeqytetasit më i miri ishte Derrick Wilson me 21 pikë.

Xhiron që vjen, Prishtina e pret Yllin, kurse Trepça i shkon Pejës në ndeshjen kryesore të xhiros.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga