Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NATE GRIMES TE YLLI

Ish-lojtari i Prishtinës, nënshkruan me Yllin

Ish-lojtari i Prishtinës, nënshkruan me Yllin


4 January, 2024 @15:45

Basketbollisti amerikan që në stinorin e kaluar mbrojti ngjyrat e Prishtinës, është prezantuar sot si lojtar i ri i Ylli të Suharekës. Dy herë kampioni i Kosovës ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me alo-qendrën 202 centimetra të gjatë, Nate Grimes.

Nate Grimes @ Ylli

Lojtari në fjalë së fundi ka qenë pjesë e ligës japoneze, duke luajtur për Iwaten, ndërsa aty ka pasur mesatare prej 8.7 pikëve për ndeshje, 0.9 asistimeve dhe 9.2 kërcimeve. Ylli pas 15 ndeshjeve të para të stinorit ka bilanc pozitiv 9-6 dhe është në pozitën e katërt të renditjes tabelare.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga