Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRIZRENI - PEJA

Justin Davis fantastik, Peja fiton ndaj Prizrenit

Foto: KB Peja

Justin Davis fantastik, Peja fiton ndaj Prizrenit


7 January, 2024 @22:22

Ndeshjen ku të dyja skuadrat patën nga gjashtë lojtarë me pikë dyshifrore, në fund e fitoi Peja, skuadra kampione në fuqi e Kosovës në basketboll.

Takimin në udhëtim ndaj Prizrenit pejanët e fituan me rezultatin përfundimtar 93-111.

Dy çerekët e parë, 19-32 dhe 30-36, u fituan nga mysafirët, por një rikthim fantastik i vendasve 31-17 në çerekun e fundit bëri që skuadrat ta nisnin dhjetë-minutëshin e fundit me jo shumë dallim në rezultat.

TABELA AKTUALE

Megjithatë, falë përvojës dhe cilësive, Peja nuk lejoi përmbysje dhe befasi, duke e mbyllur kështu takimin me fitore, për herë të 12 këtë sezon.

Justin Davis ishte fantastik për pejanët sonte. 30 pikë, 12 kërcime, 5 asistime e 4 vjedhje të topit ishin statistikat e Davisit sonte, ndërkohë John Chandler shtoi 19 pikë e 10 asistime.

Te prizrenasit, koshashënuesi më i mirë sonte ishte Desi Sills me 21 pikë.

Me 2 fitore më pak se Trepça, Peja për momentin është e dyta në renditje, kurse Prizreni renditet i parafundit.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga