Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NGA INFORMATORI NR 16

Dënimet nga xhiroja XVI, vetëm për teknike

Foto: KBTrepca/ fb

Dënimet nga xhiroja XVI, vetëm për teknike


9 January, 2024 @13:49

Asnjë skuadër nuk është dënuar nga Komisioni i Garave të FBK-së pas xhiros së gjashtëmbëdhjetë të Superligës, ndërsa në Informatorin përkatës janë botuar rredhat e ndeshjeve që u luajtën në fundjavë.

Nga dënimet e shqiptuara, janë vetëm për gabime teknike të cilat i kanë marrë gjatë ndeshjeve trajnerët dhe lojtarët e disa ekipeve.

Kështu, sipas raportit të Informatorit Nr. 16 nga trajnerët janë dënuar Adis Beciragic (Trepça) dhe Albert Sylejmani (Prishtina), ku i pari merr dënim 300 euro e i dyti 150 euro.

Ndërkaq prej lojtarëve në listën e dënimeve për gabime teknike janë: Samir Zekiqi (Bashkimi), Samuel Sessoms (Vëllaznimi), Tyres Prince (Istogu), Drilon Shala (Istogu) dhe Larry Thomas (Peja) - secili me nga 100 euro.

Pas xhiros XVI në Superligë, Trepça vazhdon kryesimin me bilanc 14-2 ndërsa ndiqet nga Peja me 12-4. Pikërisht në xhiron e radhës, Peja pret Trepçën në derbin e kryesuesve.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga