Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLLI - ISTOGU

Ylli s’lejon befasi, mposhtë Istogun në shtëpi

Ylli s’lejon befasi, mposhtë Istogun në shtëpi


7 January, 2024 @20:13

Pa shumë probleme dhe me kontroll të plotë pothuajse gjatë tërë ndeshjes, Ylli ka arritur ta fitojë ndeshjen e sontme ndaj Istogut në shtëpi.

Suharekasit i fituan të gjithë çerekët dhe ndeshjen e mbyllën me rezultatin përfundimtar 84-64.

TABELA AKTUALE

Më i barabartë mes skuadrave ishte vetëm çereku i tretë, 19-18, e të tjerët Ylli i fitoi më lehtësisht.

Jalen Nesbitt me 23 pikë e 13 kërcime ishte më i miri te Ylli sonte, kurse te Istogu më së shumti pikë pati Desmond Halloway, gjithsej 17.

Me bilanc 10-6, Ylli për momentin është i treti në renditje, kurse Istogu për momentin është i fundit në Superligë.

Xhiron që vjen, Ylli i shkon Prishtinës, kurse Istogu e pret Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga