Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

EKSKLUZIVE

Ahmet Kandemir në Besiktas!

BOROZANI/ Erdis Driza

Ahmet Kandemir në Besiktas!


3 July, 2013 @22:45

Aventura e trajnerit Ahmet Kandemir në Kosovë duket se ka marrë fund. Trajneri turk ka arritur marrëveshje me skuadrën e mirënjohur turke, Besiktas.

Lajmi është përhapur nëpër mediat turke, ku thuhet se të premtën pritet të bëhet edhe zyrtarizimi nga ana e klubit turk.

Kandemir ishte fare pranë rinovimit të kontratës edhe për këtë stinor me Sigal Prishtinën, mirëpo oferta e Besiktasit duket se ishte e parefuzueshme për të.

Ahmet Kandemir e ka udhëhequr Sigal Prishtinën në gjysmëstinorin e fundit dhe ka arritur sukses duke e fituar Kupën e Kosovës dhe duke u shpallur nënkampion i vendit.

Ai e kishta marrë postin e kryetrajnerit të prishtinasve duke e zëvendësuar Arben Krasniqin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga