Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KASTRIOTI (F) - VËLLAZNIMI (F)

Aisha Kaid shkëlqen, vjen fitorja e parë e sezonit

TOPSPORTI / Arian Paçarizi

Aisha Kaid shkëlqen, vjen fitorja e parë e sezonit


22 February, 2020 @16:20

Pas 12 xhirove të luajtura, vashat e Vëllaznimit e regjistruan fitoren e parë të sezonës.

Vëllaznimi e mposhti Kastriotin me rezultat 40-91.

E huaja e skuadrës gjakovare, Aisha Kaid, ishte e pakapshme në parket. Ajo luajti me 41 pikë, 5 kërcime, 4 topa të rrëmber e 3 asistime, derisa ndihmuan edhe Rina Hoda me 14 pikë e 15 asistime dhe Mirlinda Daku me 13 pikë e 10 kërcime.

Te Kastrioti u dallua dyshja Agnesa Rrahmani me 17 pikë e 9 kërcime dhe Anita Grainca me 11 pikë e 16 kërcime.

TABELA AKTUALE

Fitorja e Vëllaznimit nuk mjaftoi për t’u larguar nga pozita e fundit (1 fitore e 11 humbje), por ka dhënë sinjale se mund të ngriten më lartë, kurse Kastrioti e regjistroi humbjen e 10 të sezonës krahas 2 humbjeve që i ka.

Në xhiron tjetër Vëllaznimi e pret Penzën, derisa Kastrioti takohet me Bashkimin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Liga e Femrave