Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RISI NË "13 QERSHORI"

Anthony Lee - qendra e re e Yllit!

Anthony Lee - qendra e re e Yllit!


9 October, 2023 @14:09

Skuadra e Yllit sot ka bërë të ditur se ka angazhuar edhe një qendër të huaj në ekip, duke e regjistruar amerikanin Anthony Lee si lojtar të ri në skuadër. Lee 32 vjeçar ka përvojë të madhe në basketbollin evropian, duke qenë se ka luajtur në disa liga dhe në ekipe të njohura si Panionios, PAOK, etj.

Pos ligës greke, ai ka luajtur edhe në ligë të Austrisë, Izraelit, Turqisë, Sllovakisë, Lituanisë dhe Spanjës.

Anthony Lee

“Me kënaqësi, ju prezantojmë Anthony Lee, një lojtar i ri që do të përforcojë pozitën e qendërve në lojërat e ardhshme të skuadrës sonë.
Emri: Anthony Lee
Pozita: Qendër
jatësia: 206 cm
Anthony ka pasur përvojë të madhe në basketbollin ndërkombëtar, duke luajtur për ekipet si Panionis dhe PAOK në Greqi, si dhe për CB Almansa në Ligën e Dyte të Spanjës. Vitin e kaluar, ai ishte me skuadrën Comunicaciones Mercedes në Ligën A të Argjentinës.
Le të i japim mirëseardhje Anthony në ekipin tonë dhe ta përkrahim atë në udhën e re drejt sukseseve të shumta!”
- ka shkruar njoftimi i KB Ylli.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga