Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - BASHKIMI

Historike! Vjen fitorja e parë e Istogut

FOTO / Istogu

Historike! Vjen fitorja e parë e Istogut


8 October, 2023 @22:10

Istogu arrin fitoren e parë në histori të Superligës, duke e mposhtur Bashkimin me rezultat 83-77 në Prizren, duke luajtur sivendas pasi që i mungon palestra.

Skuadra e Istogut ishte në disavantazh prej 11 pikëve gjatë lojës, derisa u këndellë dhe sidomos në çerekun e tretë e bëri dallimin për ta regjistruar fitoren historike.

Kahlon Whitley me 27 pikë ishte më i dalluari te Istogu, kurse u ndihmua edhe nga Matthew Lang me 20 pikë dhe Arian Azemi me 15 pikë e 11 asistime të tjera.

Te Bashkimi u veçuan Grant Lozoya me 21 pikë, Erik Copes me 16 pikë e 12 kërcime dhe Jeremy Harris me 15 pikë.

TABELA AKTUALE

Istogu pas 3 xhirove ka regjistruar 1 fitore e 2 humbje, kurse Bashkimi 2 fitore e 1 humbje.

Në xhiron tjetër Istogu takohet me Prishtinën, derisa Bashkimi me Prizrenin.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga