Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

NDARJA E RADHËS!

Dy largime për dy ditë nga KB Prizreni

Dy largime për dy ditë nga KB Prizreni


3 October, 2023 @8:52

Skuadra e Prizrenit pas njoftimit për ndarjen e rrugëve me Ryan Hughes mbrëmë, ka bërë të ditur sot për një ndarje tjetër.

Ekipi ka ndërprerë bashkëpunimin me amerikanin Jeremy Ireland, ndërsa nuk ka dhënë detaje shtesë pos përcjelljes së njoftimit për ndërprerje bashkëpunimi dhe një urim për kudo që vazhdon karrierën lojtari.

“Faleminderit Jeremy Ireland! Ju njoftojm se me marrëveshje të dyanshme kemi shkeputur marrëveshjen me lojtarin Ireland. Lojtarit i dëshirojm sukses në vazhdim të karrierës,” ka shkruar njoftimi i KB Prizrenit sot.

Prizreni pas dy xhirove të para në Superligë ka pësuar dy humbje, por ka luajtur me ekipe të forta si Prishtina e Peja!

Në ndeshjen e parë të stinorit ndaj Prishtinës, Hughes i larguar dje zyrtarisht ka luajtur 14 minuta, ndërsa ka shënuar 4 pikë për ekipin. Ireland në këtë duel luajti 17 minuta dhe dha 2 pikë.

Në duel ndaj Pejës, Hughes kishte 3 minuta në parket, pa pikë të shënuar, ndërsa Ireland në 17 minutat tjera të fituara nga trajneri turk i ekipit të Prizrenit Tuncay Bostanci, kësaj radhe luajti me 7 pikë, 1 asistim e 8 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga