Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA PËRUNDIMISHT MËSON RIVALËT

Konfirmohet grupi i Pejës në FIBA Europe Cup

Konfirmohet grupi i Pejës në FIBA Europe Cup


2 October, 2023 @14:36

Ashtu siç pritej dhe për të cilën TopSporti.com njoftoi javë më parë, grupi i Pejës në FIBA Europe Cup është qartësuar me ekipet të cilat u përmendën.

Kampionja e Kosovës është në Grupin H të FIBA Europe Cup, ndërsa kundërshtarët janë Niners Chemnitz nga Gjermania, Heroes Den Bosch nga Holanda dhe Spojnia Stargrad nga Polonia.

Peja është ekipi me koeficientin më të ulët në grup, ndërsa ndeshjen e parë do ta ketë ndaj favoritit të grupit Niners Chemnitz më 18 tetor.



ORARI I NDESHJEVE TË PEJËS:

18 tetor: Niners Chemnitz - Peja
25 tetor: Peja - Heroes Den Bosch
1 nëntor: Spojnia Stargrad - Peja
8 nëntor: Peja - Niners Chemnitz
15 nëntor: Heroes Den Bosch - Peja
22 nëntor: Peja - Spojnia Stargrad.

 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga