Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA FITON THELLË!

Peja mposht Prizrenin me 30 pikë dallim!

Peja mposht Prizrenin me 30 pikë dallim!


1 October, 2023 @18:55

Skuadra e Pejës pas fitores në xhiron e parë të Superligës ndaj Vëllaznimit me 20 pikë dallim, sonte ka mposhtur Prizrenin në “Sezair Surroi” me 30 pikë dallim, duke e ngritur lojën vazhdimisht gjatë ndeshjes.

Verdhezinjtë kanë shtuar epërsinë në çdo çerek, ndërsa në të fundit kanë lëshuar edhe “snajperët” derisa ekipi ka kryer me përqindje të lartë trepikëshe ndeshjen, 46% duke shënuar 14 nga 30 tentime për tre, për të fituar ndeshjen 85-115.

TABELA AKTUALE

Jay Chandler ka luajtur me 27 pikë, ndërsa ka shutuar 3/5 për tri pikë, duke bërë edhe 4 kërcime e 4 asistime në fitore. Tervel Beck luajti me 24 pikë e 6 kërcime, ndërsa Lis Shoshi dha 21 pikë e bëri 12 k ërcime për të qenë i vetmi te Peja dhe në ndeshje që kryen lojën me double-double.

Te ekipi i Prizrenit, që tash ka dy humbje nga dy ndeshjet e para të stinorit, më efikasi ka qenë Isaiah Kelly që ka dhënë 23 pikë, ndërsa 15 të tjera i shënoi Ivan Koljevic që shutoi 3/5 për tri pikë. Urim Zenelaj kreu ndeshjen me 14 pikë, 5 asistime e 4 kërcime.

Pas këtij dueli, Peja ka bilanc 2-0 ndërsa Prizreni 0-2.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga