Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

YLL FITON!

Ylli arrin fitoren e parë, kalon lehtë Istogun

Ylli arrin fitoren e parë, kalon lehtë Istogun


1 October, 2023 @20:19

Ylli ka arritur të shënojë fitoren e parë kampionale të stinorit, duke e mposhtur sonte lehtë Istogun në “13 qershori”. Ekipi suharekas ka dominuar nga fillimi i ndeshjes dhe ajo që pritej në pjesë të dytë ishte vetëm dallimi në pikë dhe rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Kjo ka qenë edhe fitorja e parë e trajnerit grek të Yllit, Kostas Flevarakis në Superligë, ndërsa Istogu nuk arrinte t’i kundërpërgjigjej vendasve me këtë kapacitet aktual që ka në ekip dhe kështu pranoi humbjen e radhës në elitë.

E dallimi në fund ishte: 50 pikë, Ylli 126-76 Istogu.

Jalen Nesbitt me 23 pikë, 4 asistime e 6 kërcime ka qenë koshashënuesi më i mirë i Yllit sonte, ndërsa Jan Palokaj e Visar Bunjaku kanë dhënë nga 22 pikë secili. Ky i fundit ka bërë edhe 8 asistime, ndërsa Palokaj 5.

Te Istogu koshashënuesi më i mirë ka qenë Arian Azemi me 20 pikë, ndërsa me 17 të tjera u dallua Matthew Lang.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga