Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI DUKE U KRIJUAR

Peja pret zyrtarizimin e rivalëve, disa janë të sigurt

Foto: championsleague.basketball

Peja pret zyrtarizimin e rivalëve, disa janë të sigurt


26 September, 2023 @8:23

Peja pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në basketboll, ka siguruar fazën grupore të FIBA Europe Cup.

Verdhezinjtë që dje u mposhtën thellë nga Bakken Bears i Danimarkës dhe u nuk arritën të kalojnë çerekfinalen kualifikuese për në fazë grupore të Ligës së Kampionëve, kanë mësuar jozyrtarisht edhe kundërshtarët e grupit në kuadër të FIBA Europe Cup.

Jacob Calloway

Kështu, Peja do të bie në Grupin H të fazës grupore të FIBA Europe Cup, ndërsa është ekipi më poshtë i ranguar prej të tjerëve.

Kundërshtarë të ekipit të Rami Hadarit do të jenë Heroes Den Bosch* i Holandës.

Malcolm Armstead

Pastaj vjen skuadra gjermane Niners Chemnitz, ndërsa rivali tjetër i grupit të pejanëve në kuadër të stinorit 2023/24 të FIBA Europe Cup është PGE Spojnia Stargard polake.

Duelet e para të fazës grupore në FIBA Europe Cup do të luhen prej datës 18 tetor.
-
*Heroes Den Bosch do të jetë pjesë e grupit, nëse nuk kualifikohet në Ligë të Kampionëve



i:

Heroes Den Bosch (NED)
Niners Chemnitz (GER)
Spojnia Stargard (POL)
Peja (KOS)

 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga