ARPAGJIK'T E NISIN ME FITORE
Bashkimi e nis stinorin me fitore si mysafir ndaj Yllit
24 September, 2023 @20:04
Ekipi i Edin Kërveshit, Bashkimi, ka nisur stinorin e ri të Superligës 2023/24 me fitore. Bashkimi ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme ndaj Yllit në “13 qershori” të Suharekës. Ylli i drejtuar nga Kostas Flevarakis edhe pse është rikthyer në pjesë të dytë të ndeshjes me lojë, nuk ka arritur të shkrijë epërsinë e konsiderueshme të Bashkimit nga pjesa e parë, që edhe u solli atyre fitoren, Ylli 71-77 Bashkimi [13-22, 17-22, 30-21, 11-12].
Me double-double, Erik Copes ka qenë më i dalluari në fitoren e Bashkimit. Ai dha 25 pikë e 14 kërcime në fitore, ndrsa pos tij me 21 pikë nga vendorët ka qenë efikas Altin Morina. Grant Lozoya luajti me 11 pikë, 3 asistime dhe 8 kërcime.
Te vendasit, që nisën stinorin me disfatë koshashënuesi më i mirë ka qenë Gëzim Morina me 19 pikë të shënuara, ndërsa ka realizuar edhe 5 asistime e 3 kërcime. Me nga 13 pikë, 3 asistime e 8 kërcime lojën e përfunduan Jalen Nesbit dhe Henrik Sirko.
Në xhiron e dytë të stinorit Bashkimi pret Vllaznimin në “Sezai Surroi” ndërsa Ylli do të ketë mundësinë e parë për fitore në “13 qershori” ku pret Istogun.