Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

LARGIMI!

Devoe Joseph largohet zyrtarisht nga basketbolli i Kosovës!

Foto: FBK

Devoe Joseph largohet zyrtarisht nga basketbolli i Kosovës!


22 September, 2023 @16:03

Përmes një njoftimi, KB Prishtina ka bërë të ditur se edhe zyrtarisht basketbollisti amerikan që në stinorin e kaluar u bë kampion i Kosovës me KB Pejën, ndërsa në verë u transferua te Prishtina, - Devoe Joseph - po largohet nga basketbolli i Kosovës.

Prishtina është ndarë me marrëveshje me lojtarin amerikan, ndërsa arsyeja e largimit të tij ka qenë ngjarjet e fundit në Superkupë të Kosovës, ku u shfaq nivel i lartë i dukurive negative që po bëjnë tifozët në palestra.

“KB Sigal Prishtina ju njofton se lojtari Devoe Joseph, i transferuar gjatë afatit kalimtar veror tek skuadra jonë ka kërkuar të largohet nga klubi dhe përfundimisht nga basketbolli kosovar. Kjo për shkak të dukurive negative që po ndodhin dhe mosmbrojtja nga ato.
Klubi ka pranuar kërkesën e tij me ç‘rast me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me lojtarin,”
ka shkruar KB Prishtina në njoftim.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga