Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

RAMI HADAR, PAS NDESHJES

Hadar: Nuk po fillojmë ndeshjen mirë!

Hadar: Nuk po fillojmë ndeshjen mirë!


23 September, 2023 @12:36

Trajneri i Pejës, Rami Hadar, ka përsëritur se ekipi i tij për të disatën herë radhazi nuk po fillon mirë ndeshjen dhe këtë tashmë dëshiron ta përmirësojë, ndërsa gjithashtu u ka thënë pejanëve se do të qëndrojë deri në fund të stinorit me ekipin.

“Nuk po fillojmë mirë, më vjen keq të them por kjo nuk është hera e parë, as e dytë, as e tretë e bile as e katërta. Në pjesë të dytë, pasi që jemi të përgatitur mirë fizikisht po marrim kontrollin e lojës dhe po fitojmë,” ka thënë fillimisht Hadar, sa i përket ndeshjes së fituar ndaj Vëllaznimit.

Ndërsa kur u pyet për spekulimet lidhur me largimin e tij nga ekipi për shkak të ngjarjeve të pahijshme në finale të Superkupës, ai qartësoi gjithçka. 

“Kam menduar largimin, por kjo nuk ka pasur të bëj me basketboll, por gjëra jashtë saj. I kam uruar Trepçës Superkupën, ndërsa këtyre djemve këtu i kam premtuar të luftojmë deri në fund,” ka mbyllur Hadar bisedën pas ndeshjes.

 


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga