Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

ISTOGU - TREPÇA

Istogu i pafuqishëm për Trepçën

Istogu i pafuqishëm për Trepçën


23 September, 2023 @19:31

Në ndeshjen debutuese në Superligë, Istogu është mposhtur me rezultat të thellë nga skuadra e Trepçës.

Trepça dominoi që nga fillimi dhe pa probleme e fitoi këtë takim, me Istogun që ishte i pafuqishëm t’i bëjë ballë skuadrës së drejtuar nga Adis Beciragic.

Në fund, ndeshja u mbyll me rezultatin përfundimtar 65-112.

TABELA AKTUALE

Më të dalluarit te Trepça sonte ishin Drilon Hajrizi me 20 pikë, 9 kërcime e 5 asistime dhe Amin Hot me 18 pikë, 4 kërcime e 4 asistime, ndërkohë pikë dyshifrore patën edhe 5 lojtarë të tjerë.

Te Istogu u veçua James Stanback me 16 pikë e 6 kërcime, kurse pikë dyshifrore patën edhe 3 lojtarë të tjerë.

Xhiron që vjen, Istogu i shkon Yllit, kurse Trepça e pret Prishtinën në Mitrovicë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga