Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MITROVICË

Trepça pas Superkupës, vazhdon me përforcime

Trepça pas Superkupës, vazhdon me përforcime


21 September, 2023 @11:22

Vetëm disa ditë pas triumfit në finale të Superkupës së Kosovës ndaj Pejës, skuadra që fitoi trofeun, Trepça, ka zyrtarizuar në radhët e saj basketbollistin e njohur për palestrat e Kosovës.

Ekipi mitrovicas ka bërë të ditur se ka arritur marrëveshje me ish-basketbollistin e Rahovecit, Isaiah Manderson.

“Kompletojmë transferimin e Isaiah Manderson. Plus 208 centimetra në ekip. Kemi angazhuar qendrën amerikane. Manderson i bashkohet Trepçës nga Puerto Rico Carolina, ndërsa në edicionin e kaluar ka qenë pjesë e Rahovecit,” ka shkruar Trepça në njoftim.

Isaiah Manderson

Manderson, që në vitin e ardhshëm i mbush 30-vjet, te Carolina ka pasur mesatarisht 7.2 minuta për ndeshje duke shënuar 3.3 pikë për lojë, duke bërë 0.1 asistim dhe 1.9 kërcime për ndeshje.

Ndërsa te Rahoveci ai ka luajtur mesatarisht 25.5 minuta për lojë, duke shënuar 13 pikë për ndeshje, 1.1 asistime dhe 8 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga