Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

2023/24

Stinori i ri i Superligës, nis nesër

Foto: KBPeja/ fb

Stinori i ri i Superligës, nis nesër


21 September, 2023 @14:13

Stinori i ri i Superligës së Kosovës në basketboll do të fillojë të premten (nesër), ndërsa disa klube veçse kanë publikuar orarin e ndeshjeve të tyre. Kështu, sipas orareve të publikuara, ndeshja e parë dhe hapëse e stinorit do të jetë në mes të kampionit aktual të Superligës, Peja dhe Vëllaznimit.

Kjo ndeshje do të hap stinorin, më 22 shtator në duelin që nis prej orës 19:00 në Karagaç të Pejës. Të shtunën në program janë dy ndeshje, ku Istogu pret fituesen aktuale të Kupës dhe Superkupës, Trepça. Istogu është debutues në Superligë, ndërsa ndeshja do të luhet prej orës 17:00 dhe për shkak të palestrës së tyre në gjendje jo të mirë, ata si vendas do të luajnë në Mizahir Isma të Rahovecit.

TERMINET E NDESHJEVE

Dueli i mbrëmjes luhet në Prizren. Aty Prishtina është vendase ndaj Proton Prizrenit, pasi që palestra e vogël e Pallatit të Rinisë në Prishtinë është në renovim e sipër. Kjo ndeshje nis në ora 19:00.

E dueli mbyllës i xhiros është në mes të Yllit dhe Bashkimit. Golden Eagle Ylli luan si vendas në 13 qershori të Suharekës ndaj prizrenasve në takimin që nis nga ora 17:00.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga