Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PEJA FILLON ME FITORE

Kampioni e hap stinorin me fitore

Kampioni e hap stinorin me fitore


22 September, 2023 @21:08

Ekipi kampion i Kosovës në basketboll, Peja, ka hapur sonte stinorin 2023/24 të Superligës duke e fituar ndeshjen ndaj Vëllaznimit. Përballja në Karagaç të Pejës përfundoi me 20 pikë dallim në të mirë të ekipit të drejtuar nga Rami Hadar, që në pjesë të dytë tregoi forcën e vërtetë, pasi që në pjesë të parë, gjërat shkuan gati barabartë.

Peja mposhti Vëllaznimin 82-62 [17-22, 23-17, 29-16, 13-7] ndërsa Terwell Beck me 20 pikë, 1 asistim e 6 kërcime ka qenë ndër më të dalluarit në fitore. I vetmi që kreu lojën me double-double te Peja, por edhe në ndeshje ka qenë Justin Davis që dha 12 pikë e bëri 4 asistime e 14 kërcime në fitore.

TABELA AKTUALE

Paraqitje të mirë kishte edhe qendra Lis Shoshi, që pos 10 pikëve, bëri edhe 4 asistime e 8 kërcime, shto këtu edhe 3 topa të rrëmbyer e 4 bllokada!

Te Vëllaznimi i drejtuar nga Audrius Prakuraitis, ku pësoi lëndim Atik Koshi në çerek të parë të ndeshjes, koshashënues më i mirë ka qenë Jalen Ray me 19 pikë, ndërsa ka bërë edhe 7 kërcime. Jordan Dallas ka dhënë 15 pikë e ka bërë 5 kërcime, ndërsa Samuel Sessoms kreu lojën me 10 pikë, 6 asistime e 2 kërcime.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga