Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PËRFORCIMI I RADHËS, PRA

Tyron Harris - lojtar i ri i Prishtinës

Tyron Harris - lojtar i ri i Prishtinës


22 September, 2023 @14:30

Rekord-kampionja e Kosovës në basketboll, Prishtina, ka bërë të ditur sot se ka arritur marrëveshje me playmakerin amerikan Tyron Harris. Organizatori i lojës, 31-vjeçari Harris vjen te Prishtina pas përvojave në Bosnje e Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Turqi e Rusi.

Sipas njoftimit të Prishtinës, Harris është shpallë MVP i BIBL me skuadrën verimaqedonase TFT, pasi që kreu stinorin me 18.6 pikë për ndeshje dhe 7.5 asistime. Në stinorin e kaluar ai ka luajtur me ekipin rus, Dynamo Vladivostok.

Ty Harris

Te Dynamoja amerikani në fjalë ka pasur 29.3 minuta për ndeshje mesatarisht, ku ka shënuar 10.2 pikë për lojë, 5.4 asistime dhe 3.4 kërcime për ndeshje. Dynamo Vladivostok ka garuar në Superligën ruse të basketbollit, që njihet si ndër ligat më të forta në kontinentin e vjetër.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga