Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PRISHTINA - PRIZRENI

Prishtina mposhtë Prizrenin pas vazhdimeve

TOPSPORTI / A.P

Prishtina mposhtë Prizrenin pas vazhdimeve


23 September, 2023 @23:27

Me fitore ka filluar sezoni i ri për Prishtinën në Superligë.

Skuadra më e trofeshme e basketbollit kosovar ka shënuar fitore 89-83 ndaj Prizrenit në një takim në të cilin fituesi u detyrua të përcaktohej pas vazhdimeve.

TABELA AKTUALE

Koha e rregullt mes skuadrave përfundoi 77-77, e më pas kryeqytetasit u treguan më cilësorë në vazhdimin prej 5 minutave, të cilin e fituan 12-6 dhe kështu e fituan ndeshjen.

Të gjithë çerekët mes skuadrave ishin kryesisht të barabartë dhe dallimi u bë vetëm në vazhdimin 5-minutësh.

Më meritori për fitoren e Prishtinës ishte Nick Ward me 25 pikë, 8 kërcime e 1 asistim, ndërkohë mjaft mirë luajti edhe Lejson Zeqiri me 19 pikë e 5 kërcime.

Te Prizreni, Edmond Kryeziu pati më së shumti pikë, gjithsej 20, ndërkohë pikë dyshfirore patën edhe Isaiah Kelly (19), Urim Zenelaj (17) dhe Ivan Koljevic (13).

Xhiron e ardhshme, Prishtina i shkon Trepçës, kurse Prizreni e pret Pejën.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga