Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

STATISTIKAT

Erik Copes (Bashkimi) - MVP (1)

Foto: FBK

Erik Copes (Bashkimi) - MVP (1)


Teksti dhe përzgjedhja: FBK

26 September, 2023 @7:58

Edicioni i ri në elitën e basketbollit filloi të premten, kurse edhe në fundjavë u zhvilluan disa ndeshje interesante.

Bashkimi shënoi fitore ndaj Golden Eagle Yllit në Therandë, ku u dallua qendra Erik Copes. Ai ndaj therandasve e mbylli ndeshjen me dyshifror të dyfishtë 25 pikë e 14 kërcime, duke pasur indeksin 32, apo më të lartin e kësaj xhiro dhe duke fituar çmimin MVP për herë të parë në këtë edicion të elitës.

Trepça e nisi edicionin me fitore bindëse ndaj Istogut, ku u dallua dyshja Drilon Hajrizi dhe Amin Hot. Hajrizi ndaj istogasve kishte 20 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime, kurse Hot kishte 18 pikë, katër kërcime dhe katër asistime.

Fitoren e parë në vazhdoi e realizoi Sigal Prishtina, që mundi në Prizren skuadrën e Proton Cable Prizrenit, kurse lojtari më i dalluar te skuadra kryeqytetase ishte Nick Ward me 25 pikë, tetë kërcime dhe një asistim.

Peja si kampione e nisi me fitore, ku mundi Vëllaznimin, kurse te skuadra verdhezi u dallua Beck Terwell me 20 pikë, gjashtë kërcime dhe një asistim.

Top 5

Erik Copes (Bashkimi) 25 pikë, 14 kërcime, / asistime, indeksi 32

Drilon Hajrizi (Trepça) 20 pikë, 9 kërcime, 5 asistime, indeksi 29

Amin Hot (Trepça) 18 pikë, 4 kërcime, 4 asistime, indeksi 25

Nick Ward (Sigal Prishtina) 25 pikë, 8 kërcime, 1 asistim, indeksi 24

Beck Terwell (Peja) 20 pikë, 6 kërcime, 1 asistim, indeksi 23.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga