Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

KAMPIONJA ELIMINOHET NË NDESHJEN E PARË

Peja e pafuqishme ndaj Bakken Bears

Fotot: championsleague.basketball

Peja e pafuqishme ndaj Bakken Bears


25 September, 2023 @15:10

Skuadra e Pejës nuk ka arritur të bëj më shumë ndaj ekipit danez, Bakken Bears, në kuadër të kualifikimeve për Ligë të Kampionëve në basketboll. Kampionja e Kosovës është eliminuar në çerekfinale të kualifikimeve, me 24 pikë dallim, ndërsa dallimi i madh në rezultat u bë gjatë çerekut të dytë të ndeshjes, kur danezët morën atë çerek me 25-9! I pari kishte përfunduar me 23-16.

Ndërsa ndeshja përfundoi me rezultat 103-79, për tu eliminuar verdhezinjtë.

Bakken Bears vs. Peja

Tervell Beck ishte koshashënuesi më i mirë i ekipit me 19 pikë, ndërsa Jacob Calloway luajti me 14 pikë. Te Bakken Bears Malik Parsons dha 22 pikë.

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve në basketboll, verdhezinjtë do të vazhdojnë garat në FIBA Europe Cup. Kualifikimi në Basketball Champions League bëhet duke kaluar prej fazës çerekfinale në gjysmëfinale e deri në finale. Pasi që skuadra fiton finalen, atëherë siguron fazën grupore aty. Ndeshjet e grupit kualifikues për Pejën, që tashmë u eliminua, luhen në Belek të Turqisë.


 
Të gjitha lajmet nga FBK Superliga